Ngjarja në Vragoli të Fushë Kosovës/ Dyshohet se motra vrau motrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vragoli të Fushë Kosovës.
Indeksonline raportoi se një vrasje ka ndodhur në këtë fshat sot. Policia në përgjigjen e dhënë tha se dyshohet për vdekje të shkaktuar në mënyrë të dhunshme.

Viktima është femër e moshës 33 vjeçare. Deri më tani raportohet se viktima është vrarë nga motra e saj.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.”

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç.”

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, u shprehë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Indeksonline/