Ngjarja që tronditi Maqedoninë Veriore, këta janë tre të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.
Një vajzë 14 vjeçare është gjetur e vrarë në rrethinat e Shkupit, disa ditë pasi ishte shpallur e zhdukur.
Bëhet fjalë për Vanja Gjorcevska.
Tre persona dyshohen për vrasjen e saj: Velibor Manev, Vlatko Keshishev dhe Bore Videvski.
Ata janë dërguar në paraburgim për 48 orë të hënën.
Siç mëson portali nga Maqedonia e Veriut, “Skopje1”, nga një burim në Gjykatën Penale, të tre, përveç kidnapimit, dyshohen edhe për vrasje.
Gjyqtari i procedurës paraprake i ka shqiptuar këto masa herët në mëngjesin e sotëm, pasi të tre u sollën në gjykatë pas mesnate, mes orës 1 dhe 4.
Keshishev, Manev dhe Videvski janë dërguar në burgun e Shutkës, ku do ta vuajnë dënimin. Pas skadimit të afatit 48 orësh, kjo masë mund të zgjatet me kërkesë të prokurorit.
Kujtojmë se për intervistim në polici është sjellë edhe babai i vajzës së vrarë. Ai është ende në komisariatin policor.