Ngjarja që tronditi Prishtinën: Pronari i hotelit “Adria” rrëfen për sherrin që përfundoi me vra*sje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e radhës ndaj Avni Mustafës, Leutrim Mustafës dhe Mustafë Mustafës.
Sipas aktakuzës së ngritur me 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i akuzuari Avni Mustafa më 19 mars 2023 rreth orës 13.20 në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtinë për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde e ka privuar nga jeta të ndjerin R.T. duke e goditur një herë me revole në regjionin e gjoksit.
I akuzuari Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë akuzohet për veprën “pjesë marrje në rrahje” dhe “ mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkaq i akuzuari Leutrim Mustafa akuzohet për veprën penale “manipulim me prova”.
Vegim Imeri u paraqit si dëshmitar në këtë seancë. Ai ishte pronar i hotelit ku ndodhi ngjarja.
Para gjykatës ai ka rrëfyer lidhur me rastin.