75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / AR

Ngjarja tragjike gjatë xhirimeve, mbështetja më e madhe e Alec Baldwin padyshim është gruaja e tij

Hilaria Baldwin është treguar gjithmonë mbështetëse ndaj bashkëshortit të saj, Alec Baldwin. Njëjtë ndodhi edhe pas intervistës së tij të parë pas ngjarjes tragjike.

Ajo ndau një foto së bashku me aktorin. Duket se fotografia është bërë në prapaskenë, ndërsa Alec shihet i veshur me një kostum të ngjashëm me atë që ka veshur në trailerin e intervistës, raporton Metro, transmeton Indeksonline.

Alec Baldwin's wife Hilaria encourages him to put 'one foot in front of the  other' in new pic of the couple | Fox News

“Njërën këmbë para tjetrës”, ka shkruar Hilaria te fotografia në Instagram.

Kujtojmë që Alec derisa ka folur për këtë ngjarje, ka thënë se nuk e ka tërhequr këmbëzën në xhirimet e filmit.

“Jo, jo, jo, jo, jo, kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do t’i tërhiqja këmbëzën, kurrë”, ka thënë ai./Indeksonline/

Alec Baldwin në një intervistë