75 Mall Live Search
16:13 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Ngjarja tronditëse në Lybeniq, punëtori u fut për ta hapur bunarin dhe nuk doli më

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lybeniq të Pejës.

Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se një person dyshohet se ka rënë në bunar.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se një punëtorë fizik i kontraktuar nga një familje në këtë fshatë, është future për ta hapur bunarin dhe nuk ka dalë më.

Në një fotografi të siguruar nga vendi i ngjarjes, shihen njesitet përkatëse duke trajtuar rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë./IndeksOnline/