75 Mall Live Search
21:25 / E Diele, 06 Prill 2025 / G T

Ngjarje e pabesueshme ndodhi në La Liga, Luis Perez e godet grusht bashkëlojtarin e tij

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur sot në La Liga, në ndeshjen mes Real Valladolid dhe Getafes, ku dy lojtarë të ekipet vendas thuajse janë zënë me grushte në bankën rezervë.

Ngjarja ndodhi në minutën e 66’të të sfidës kur Latas ishte kthyer në stol pasi ishte zëvendësuar nga trajneri, shkruan Indeksonline

Në ato momente kamerat shfaqin Luis Perezin i cili filloi t’i fliste i acaruar në pankinë. Më pas, ai tentoi ta godiste me grusht shoku e skuadrës, i ndalur për fat nga Eray Comert.

Zvicerani jo vetëm nuk e lejoi ta gjuante, por edhe i vuri dorën në gojë në mënyrë që të mos shihej e dëgjohej ajo që po thoshte lojtari, para se Latasa të çohej dhe të shkonte drejt dhomave të zhveshjeve./Indeksonline/