Ngjarje e pazakontë, gjyqtari goditet nga tifozët belg, ndërpritet ndeshja (VIDEO)

Ndeshja mes Standard Liege dhe Antwerp në elitën e futbollit belg është ndërprerë pas një incidenti të rëndë që përfshiu tifozët vendas.
Gjyqtari i takimit, Lothar Dhondt, u godit nga një kupë e hedhur nga tribunat në pjesën e dytë të ndeshjes, duke detyruar ndërprerjen e menjëhershme të lojës, shkruan IndeksOnline.
Ky nuk ishte incidenti i parë gjatë ndeshjes. Tifozët e Standard Liege kishin hedhur dy herë më parë objekte në fushë, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme.
Pavarësisht paralajmërimeve të dhëna nga gjyqtari, një tjetër akt i papërgjegjshëm ndodhi në minutat e fundit, kur një kupë goditi vetë gjyqtarin Dhondt.
Në momentin e ndërprerjes, Standard Liège ishte në epërsi 1-0, por incidenti e detyroi gjyqtarin të përfundonte ndeshjen për shkak të sigurisë.
Federata belge e futbollit pritet të marrë masa disiplinore ndaj klubit vendas, me penalizime që mund të përfshijnë humbje me rezultat zyrtar, gjoba të rënda, apo edhe zhvillim të ndeshjeve pa praninë e tifozëve./IndeksOnline/
Standard Liege-Antwerp maçı, bir taraftarın hakeme bardak atmasının durduruldu.
— De Marke Sports (@demarkesports) October 17, 2025
Ev sahibi ekibin taraftarları, maçta daha önce iki kere daha sahaya bardak atmış ve hakem tarafından uyarılmıştı.
pic.twitter.com/ZMDouQ4rLx