Ngjarje e rëndë në Ferizaj, dyshohet se djali vrau nënën
Një vrasje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Ferizajt, saktësisht në rrugën ‘Rrustem Statovci’.
Sipas dyshimeve të para thuhet se vrasja ka ndodhur brenda një familje ku djali ka vrarë nënën.
E ndjera kishte jetuar vetëm me djalin e saj, i cili është edhe i dyshuari kryesor në këtë rast.
Indeksonline ka kontaktuar edhe zëdhënësin e policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili tha se janë duke u kryer hetimet e nevojshme.
“Po kryhen hetimet e rastit, kur të përfundon do t’iu njoftojmë për më tepër”, tha shkurt ai./Indeksonline/