Ngjarje e rëndë në Gjermani, një ekstremist sulmon me thikë disa persona, e plagos edhe një polic (Pamje)

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në qytetin Manheim në Gjermani, ku një person ka sulmuar me thikë disa persona që ishin mbledhur në sheshin e qytetit për një takim të ekstremit të djathtë.
Pamjet e transmetuara janë tepër të rënda dhe tregojnë personin me mjekër, i cili qëllon me thikë kritikun e islamit, Michael Stürzenberger.

Stürzenbergeri do të merrte pjesë në tubimin e ekstremistëve, ku do të mbante aty një fjalim “edukues” sipas organizatorëve.
Stürzenbergeri u bë i njohur në të gjithë Gjermaninë përmes një nisme qytetare kundër ndërtimit të një xhamie në Mynih. Ai u dënua ligjërisht dy herë: një herë për fyerje të një punonjësi policie dhe një herë për nxitje urrejtjeje dhe denigrim të mësimeve fetare.

Pas ndërhrjes të qytetarëve të tjerë për të ndaluar agresorin ai qëllon me thikë këdo që i del para, madje dhe një efektiv policie.
Në momentin që agresori qëllon me thikë në shpinë policin, ai qëllohet me armë nga kolegët që i vijnë në ndihmë.
Sheshi i qytetit gjerman shihet i mbuluar nga gjaku me autoambulanca që po u vijnë në ndihmë personave të plagosur.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 31, 2024
Islamist terror attack in Germany
The conservative politician and anti-Islam activist Michael Stürzenberger was stabbed during a public meeting in Mannheim.
A police officers was also stabbed in the neck.
The attacker was liquidated by the police pic.twitter.com/o2lXeIAEZX