Ngjarje e rëndë në Prishtinë, një person sulmoi seksualisht motrën e më pas rrahu edhe gruan

Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh ka informuar se një person i dyshuar është arrestuar, pasi ai ka sulmuar seksualisht motrën e tij dhe më pas ka sulmuar fizikisht gruan e tij, transmeton Indeksonline.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, derisa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i policisë:
SULM SEKSUAL
· Prishtinë 15.06.2020 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai kishte sulmuar seksualisht motrën e tij viktimën femër shqiptare (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.