Ngjarje e rëndë, vritet një person në Peran të Podujevës

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Peran të Podujevës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Më poshtë deklerata e Borovcit për Indeksonline:
Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.
Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.