22:40 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / OSH

Ngjarje e rrallë në Mitrovicë: Qytetari bie përtokë, dëshmitarët thonë se po gënjen

Një rast i dyshimt ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës.

Një person shihet i shtrirë në tokë, dhe pretendon se është goditur nga vetura, shkruan Jepi zë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia e Kosoves, e poashtu për intervenim me urgjencë ka ardhur edhe autoambulnca.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Jepi zë, se dyshojnë ta ketë goditur vetura.

Një qytetarë ka thënë se dy biciklistë janë ndeshur mes veti, por kanë tentuar që fajtor ta lënë një automjet, dhe për këtë ka dëshmitarë , e poashtu edhe videoinqizime.