14:51 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Ngjarje e turpshme në Preshevë: Drejtori shikon nga kamerat e sigurisë nënat që kërkojnë ndihmë

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, ku drejtori i Shtëpisë së shëndetit Driton Salihu ka publikuar një fotografi të ish-kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ku shihet se zonja në fjalë ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore për familjaren e saj.

Me këtë publikim skandaloz qytetarët atje thonë se është thyer çdo etikë profesionale në këtë institucion, është thyer “Betimi i Hipokratit” para të cilin çdo mjek është betuar.

“Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore”, pjesë nga Betimi i Hipokratit, shkruan RTV Aldi, transmeton Gazeta Metro.

Me një drejtor të tillë i cili përcjell pacientët nga kamerat e sigurisë e të cilat pamje i shpërndan në Facebook, nga tani pacientët do të druajnë që të kurohen nga ky institucion pas cenimit të privatësisë që po i bëhet, po kjo nuk është më e keqja.