Ngjarje interesante! VAR-i shkaktari që një tifoz i Napolit u plagos me thikë nga gruaja e tij!
Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë transmetimit të ndeshjes mes Atalantas dhe Napolit, ku një 40-vjeçar, tifoz i Napolit, mbeti i plagosur me thikë në banesën e tij.
Sipas raportimeve, incidenti ndodhi pasi sistemi VAR anuloi një penallti në favor të Napolit. I zhgënjyer nga vendimi, burri ka nisur të bërtasë dhe të shajë drejt televizorit, shkruan Indeksonline
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: A 40-year-old Napoli fan was stabbed by his wife while watching the Atalanta vs. Napoli game in his living room:
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) February 24, 2026
• The incident happened after VAR overturned a penalty for Napoli… The man began yelling insults at the TV in frustration
• His 35-year-old… pic.twitter.com/92ktV841cs
Bashkëshortja e tij, 35 vjeçe, dyshohet se ka menduar se fyerjet ishin të drejtuara ndaj saj, çka ka çuar në një debat që u përshkallëzua me shpejtësi. Fillimisht ajo ka hedhur një palë gërshërë, ndërsa më pas ka marrë një thikë kuzhine, duke e goditur bashkëshortin në pjesën anësore të trupit. Në vendngjarje janë gjetur disa thika.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar gruan. 40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./Indeksonline/

