Ngjarje si në filma/ Tre të dyshuar ndalojnë veturën për të kryer grabitje, ja si ndodhi rasti (Foto)

Më datë 26 mars 2022, rreth orës 16:00, Policia është njoftuar se në fshatin Suhogerll- Istog, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar veturën e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që viktimat, njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.
“Viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga të dyshuarit nga viktimat kanë marrë: nëntëqind (900) euro, dy (2) telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy (2) kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton IndeksOnline.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Stacioni Policor Istog dhe njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 30.03.2022, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuarit e këtij rasti.
Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë të gjata tre karikator.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy (2) të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt./IndeksOnline/
