14:21 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ngjarje tragjike në Ligue 1: Vritet me kallashnikov ish-mbrojtësi i St.Etienne

Futbolli francez është shokuar nga një ngjarje tragjike: William Gomis, 19-vjeçari që dikur luante te St.Etienne është qëlluar për vdekje.

Gomis nuk ishte viktima e vetme në këtë incident, pasi edhe një 14-vjeçar është vrarë përkrah futbollistit të ri.

Vrasja në fjalë është duke u hetuar nga organet kompetente, transmeton IndeksOnline.

Si rezultat i kësaj, policia ka gjetur armë të disa llojeve disa plumba të shkrepur nga një kallashnikov në skenën e krimit.

”AS Saint-Etienne ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen tragjike të William Gomis në La Seyne-sur-mer, në qyetin e tij”, shkroi klubi në rrjetet sociale./IndeksOnline/