07:57 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ngjarjet e datës 26 tetor

Mbahet aktivitetit kulturor “Dita e Plisit”. (Në ora 10:00 bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimore “Adem Jashari” në Prekaz dhe ora 11:00 fillon programi kulturor në Kullën e Ahmet Delisë në Prekaz të Epërm)

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë. (Objekti i OEK-ut, ora 11:00) 

Mbahet Panairi i Filigranit. (Kino Lumbardhi, Prizren, ora 11:00)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Shyhrete Tahiri – Sylejmanin, e mbijetuara e dhunës seksuale e luftës së fundit. (Komuna e Gjilanit, ora 11:30)

Shoqata e intelektualëve “Jakova” organizon promovimin e librit “Duke pritur ditën D”, nga autori Esad Dujaka. (Biblioteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ora 12:00)

Mbahet Edicioni i VI të manifestimit letrar “Vjeshta dhe Vargjet”. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 12:00)   

Mbahet Manifestimi Ecja Tradicionale “Zbulimi Hershëm – Mbijetesë”, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit. (Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ora 12:00)

Shoqëria Lëvizja dhe Shoqata e të Burgosurve Politik do të shënojë njëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare Nazmi Llapashtica. (Fshati Dyz, nga ora 13:00)