75 Mall Live Search
07:14 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Ngjarjet e ditës në vend

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, pret në takim të gjithë ish-ministrat e Financave dhe Guvernatorin e BQK-së, për t’u konsultuar rreth pakos për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10.00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës do të shpërndajnë pako ushqimore. (Ndërtesa e re e Komunës, lagjja “Arbëria”, ora 11:00)

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie. (Ish-objekti i Rilindjes, kati përdhes (holli kryesor), ora 12.00)