Ngjarjet e ditës së sotme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për media lidhur me takimin në Uashington. (OEK, ora 09:30)
Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit për nder të Ditës Botërore të Turizmit, do të vendos tendat e shitjes me produkte artizanale të punuara nga zejtarët dhe OJQ- të e ndryshme. (Sheshi i Dëshmorëve në Prizren, ora 17:00)
Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19 mban takimin e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00, konferencë për medie, ora 11:00)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të zbuloi pllakat përkujtimore të UÇK-së në Krumë të Hasit – Shqipëri. (Zbulimi i Pllakës në Nikoliç, ora 12:00 – zbulimi i Pllakës në Vlahen, ora 13:00)
Bëhet hapja solemne e konferencës ndërkombëtare virtuale shkencore “Transformimet dhe pasojat në shoqëri nga pandemia Covid-19”. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 15:00)