08:26 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Ngjarjet e ditës së sotme

Këto ngjarjet e ditës së sotme.

9:15 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, mban konferencë për medie të thirrur nga ministri Liburn Aliu për hidrocentralet. (Ura në Brezovicë).

10:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

10:00 Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për medie. (Ndërtesa ish-Rilindja)

10:00 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Marrin pjesë ministrat Nagavci e Çeku. (SHFMU “Hasan Prishtina”, në Prishtinë)

10:00Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”)

11:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

11:00 Let’s Do It Kosova në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, organizon aksion pastrimi për nder të 22 prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Lagja “Arbëria”, Prishtinë)

11:00 Lëvizja Fol organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

12:00 Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”)

12:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

12:00 Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Green Art Center (GAC) dhe Shkolla e Gjelbër, organizojnë aktivitet. (Shkolla e gjelbër, Prishtinë)

14:00 OJQ “Projekti 5 cent”, për “Ditën e Tokës”, bën mbjellja e 51 fidaneve në oborrin e ShFMU “Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Mbjellja e fidaneve do të bëhet nga 51 pjestarët e FSK-së. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së Rrahman Rama etj. (ShFMU “Ibrahim Rugova”, Obiliq)

14:00 Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë)

15:00 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca)

16:30 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë)

17:00 Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së)