75 Mall Live Search
07:08 / E Martë, 12 Tetor 2021 / AR

Ngjarjet e ditës së sotme

– Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Zyra e Degës, te Qafa, ora 8:00)

– Ministri të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti raportojnë para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna nÑ‘ familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna nÑ‘ baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 10:00)

– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrave financiare te Ministrisë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

– Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencën për media ku temë kryezore do të jetë energjia elektrike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për organizimin e një debati publik në Komision lidhur me barrierat tregtare Kosovë-Serbi, me propozim të KDI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati lidhur me sfidat dhe prioritetet apo objektivat për fushën e mirëqenies sociale dhe reformen e sistemit pensional në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

– Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu lidhur me realizimin e Planit të Punës së Qeverisë për periudhën mars- shtator 2021. (Hotel Sirius, ora 14:00)

– Bordi i Bienales  Nomade Evropiane Manifesta do të prezantojë vizionin urban të Manifesta 14 Prishtina, nga Carlo Ratti Associati ku do të prezantohet edhe koncepti i kuratores së Biennales. (Kino Armata, ora 11:00)