75 Mall Live Search
07:54 / E Martë, 02 Shtator 2025 / AR

Ngjarjet e ditës së sotme

Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e kuvendit ndaj të të akuzuarve që ishin deputetë në atë kohë, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj. (Pallati i Drejtësisë, ora 09:30)

Shoqata nacionale e pemëve të imëta “Mjedra e Kosovës”, promovon kultivimin e aronisë në Kosovë. (Pemishtja “ArtiFruit” dhe “Aronica Prizren –” në Prizren, ora 09:30)

Federata e Hendbollit mban një konferencë për media, (hoteli “Prishtina”, ora 12:00)

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës mban konferencë për media në lidhje me një padi ndaj Agjencisë Kosovare për Akreditim. (Zyrat e OFTK-së në objektin e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim (afër Mjekësisë sportive) në QKUK, ora 13:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nis ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Suharekë. Në këtë ceremoni marrin pjesë përfaqësues të MKRS-së, Federatës së Futbollit të Kosovës, Komunës së Suharekës, sportistë dhe dashamirë të sportit (Zonën industriale, Suharekë, ora 14:00)