75 Mall Live Search
07:56 / E Hënë, 25 Mars 2024 / AR

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës 25 mars 2024:

11:00- Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. Në rend dite janë shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Kosovës me SHBA-në; votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028 etj. (Kuvendi i Kosovës, C301)

11:00- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

15:00- Hapet ekspozita “Ide për Prishtinën”, ku do të prezantohen 67 projekt ide për Prishtinën që janë pranuar nga 17 vende të botës. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë)