08:21 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

10:30

Instituti GAP organizon konferencë për medie, ku prezanton raportin “Projektbuxheti 2019: Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”. (Zyra e GAP, Prishtinë).

10:30

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. Flasin kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrat e VV-së, Arbëri).

13:00

Filarmonia e Kosovës mban konferencë në lidhje me koncertin e Orkestrës së Filarmonisë, me dirigjent Oscar Rubilar dhe pianisten e kompozitoren Françoise Choveaux, i cili mbahet të hënën. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë).

13:00

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë organizon aksion simbolik. (Takimi me medie bëhet te monumenti “Newborn”, Prishtinë) .

13:00

Partia Demokratike e Kosovës, nëndega e Korishës, mban Kuvendin Zgjedhor. Në hapjen solemne merr pjesë dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. (Objekti i shkollës në Korishë, Prizren)

13:00

Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje, me rastin e hapjes së fushatës kundër dhunës ndaj grave, organizon marshimin me moton “Më dëgjo edhe mua”. Ecja do të nisë nga Rektorati i Universitetit të Gjakovës për të vazhduar deri te shkolla fillore “Mazllum Këpuska” dhe anasjelltas. (Gjakovë)

15:00

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. (Kompleksi Monumental i Lidhjes së Prizrenit)

16:00

Mbahen finalet e turneut të boksit “Adem Jashari”. (Pallati i Sporteve “Minatori”, Mitrovicë)

18:00

Mbyllet ekspozita “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangashme: Modernitetet 1945-1989” e cila qëndroi hapur për tri javë. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

19:00

“Anibar”, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe ministritë e Kulturës në Shqipëri e Kosovë, organizojnë ngjarjen “Cine Koncert: Dorëzimi i Shkodrës”. (Kinemaja “Jusuf Gërvalla”, Pejë).