75 Mall Live Search
08:21 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ngjarjet e ditës së sotme në vend

Fondacioni “Geoffrey Nice” dhe Qendra për të Drejtat e Njeriut në RIT Kosova organizojnë konferencën “Narrativat kalimtare, post-kalimtare dhe strategjike për luftërat jugosllave”. (RIT Kosova, ora 09:00)

Mbahet Simpoziumi i 5-të Kosovar i Veterinarisë. (Biblioteka Universitare e UP-së, ora 09:00)

Në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. (Holli i Kuvendit, ora 10:00) 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. (Holli i Kuvendit, ora 10:45) 

Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i veprimtarit Xhemail Mustafa, me rastin e 19-vjetorit të vrasjes së tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 11:00)

FID – Fryma Intelektuale e Drenasit organizon sesion tematik për Festën e 28 nëntorit. (Biblioteka e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 11:00)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. (Holli i Kuvendit, ora 11:30) 

Mbahet Akademi Përkujtimore për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. Marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 12:00)

Zhvillohet ceremonia e rivarrimit të heronjve Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Bahri Fazliu e Agron Rrahmani. (Kortezhi niset nga Teatri Kombëtar për në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 13:00) 

Mbahet protestë kundër shtrenjtimit për 26% të sigurimit të veturave. (Bulevardi “Nëna Terezë” në Prishtinë, ora 12:00) 

Anëtarë të grupit “SpeedomaniaKs” protestojnë kundër ngritjes së çmimeve të sigurimit të veturave. (Para objektit të BQK-së, ora 16:00)