08:08 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / AR

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2023:

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku shqyrtohet Projektligji për shërbime sociale dhe familjare. (Kuvendi, salla N302, ora 09:30)

Ministria e Drejtësisë organizon Konferencën Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”. (Hotel “VENUS” Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 10:00, regjistrimi i pjesëmarrësve nga ora 9:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon tryezën me temë “Reforma në Drejtësi”, aktivitet ky në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00-12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku shqyrtohet në parim i Projektligji për Rininë. (Kuvendi, salla N225, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku shqyrtohet në parim i Projektligji për gjendjen civile dhe projektligji për letërnjoftimin. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

Organizata CLARD – Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal në bashkëpunim me IKD Institutin e Kosovës për Drejtësi, organizojnë aktivitetin 16 dite aktinizëm kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Sheshi Shatërvan, Prizren, ora 11:00-14:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së, ku do të bëhet simulimi i një seance plenare të Kuvendit të Kosovës, duke propozuar miratimin e një rezolute për luftimin e korrupsionit në Kosovë.(Kuvendi, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takim me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i themeluar për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, ku temë diskutimi është çështja e ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores për përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë e Komisionit vlerësues për përcaktimin e procedurave për njohjen e statusit dhe të drejtave të personave paraplegjik dhe tetraplegjik.(Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bën përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Tre Dëshmorët” në Vrajakë-Bratotin, komuna e Rahoveci. (Ora 14:00)

KOK dhe BKT Kosova nënshkruajnë kontratë të re të sponsorizimit për 10 vitet e ardhshme. (Hotel Sëiss Diamond në Prishtinë, ora 14:30)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mban protestë gjithëpopullore me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, ku do të kërkohet që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 18:00)