75 Mall Live Search
07:12 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë si dhe për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– OJQ EC Ma Ndryshe prezanton hulumtimin “Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak?!”. (Hotel Afa, ora 10:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Stadiumi i Feronikelit në Drenas, ora 11:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Mbahet ceremonia solemne e inaugurimit të Qendrës së Teknologjisë 5G, të njohur ndryshe si 5G Testbed, e para e këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor. (Parku Shkencor dhe Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Jordanisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 12:00)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”. (Kabineti i Ministrit Çeku, ora 13:00)  

– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me Institutin EPIK dhe me mbështetje të GIZ-it organizon tryezën “Raporti i BE-së për Kosovën”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:30)

 – Kombëtarja e Kosovës mban konferenca për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)