Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

– OJQ Albanian Cyber Association me financimin dhe përkrahjen e plotë të Ambasades Amerikane organizon edicioni e dytë te konferencës me te madhe për Siguri Kibernetike ne rajon me fokus siguria kibernetike dhe lajmet e rrejshme nga mediat në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 9:55)
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione se bashku me përfaqësues të OSBE-së shqyrton nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)
– Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Llogaridhënia pa progres”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë që IKD i ka bërë zbatimit në praktikë të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)
– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, lidhur me raportet Kosovë – Mbretëri e Bashkuar pas largimit të MB nga BE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)
– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton projektligjet në procedur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Demokraci Plus organizon tryezën e diskutimit me temë ‘Cila është situata me ambientin dhe cili është roli i të rinjëve në Kosovë’. (Hotel Sirius, ora 10:30)
– Bordi dhe menaxhmenti i KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me pagesën e energjisë elektrike për pjesën veriore të vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton në parim Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Projektligjin për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)
– Organizata për Arsim, Kulturë dhe Demokratizim “Plus” në bashkëpunim me Shoqatën Doën Syndrome Kosova organizon ekspozitën shitëse ‘Bota përmes syve të mi”. (Vendum, afër Sëiss Diamond, ora 16:30)
– Shfaqet dokumentari “Run for Sharr” i xhiruar gjatë maratonës 4-ditore të organizuar nga Fondacioni Utalaya dhe ëëF Adria me qëllim promovimin e rëndësisë së Parkut Kombëtar Sharri në Kosovë. (Kino Armata, ora 19:00)