75 Mall Live Search
07:08 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

– Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë do të mbajë Grevë tetë orëshe pranë institucioneve shëndetësore.

– Bashkimi i Sindikatave të Pavaruara të Kosovës mban takim të jashtëzakonshëm  me përfaqësues të të gjitha Federatave lidhur me Ligjin e pagave. (Objekti i BSPK-së, ora 9:00)

– Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në një takim me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Agjencisë për Barazi Gjinore dhe UN Women shqyrton Nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

– Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon diskutimin në temën “Krijimi i shërbimeve të specializuara për të mbijetuarit e dhunës seksuale”. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

– Ministria e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve organizon ceremoninë e hapjes se Panairit “Gratë në Biznes”, në të cilin do të marrin pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 11:00)

– Mbahet takimi i 206-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Mbahet pa praninë e mediave, online,  ora 11:00)

– Mbahet dita e dytë e Festivalit të Filmit  “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino Armata, ora 12:00)