08:23 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

– Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:45)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret me ceremonitë më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

– Mbahet seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për inspektimet. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Me rastin e 32 vjetorit të themelimit të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)   

– Hapet ekspozita me fotografitë e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, të fotografit Adnan Ruhani. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

–  Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton planin e performancës të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Planin e performancës të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë organizojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Gazetari 2021. (Swiss Diamond Hotel, ora 15:00)