75 Mall Live Search
07:10 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën tetor-dhjetor 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projekt-kodin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Promovohet libri “Serbia Tjetër 2 – Milosh Miniq”, botuar nga ADMOVERE me mbështetje nga KFOS-i, ku përfshihen artikujt e politikanit e diplomatit Milosh Miniq (1914–2003), ku flet për shkeljet brutale të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ’90. (Kino “Armata” Prishtinë, ora 19:00).