07:23 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për sot

– Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

– Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Sindikale të Auto-Taksive që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”  do të mbajnë protestë në shenjë pakënaqësie nga policia e Kosovës, Inspektorati i Komunës së Lipjanit për mos krijimin e kushteve të punës për këta  Auto-Taksi, e që numri i tyre është mbi 100 Auto-Taksi.  ora 10:00)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i mbajë dyert e hapura për bashkatdhetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

– Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë zbulimi i pllakës përkujtimore në Dragobil të Malishevës. (Dragobil, ora 11:00)

– Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

– Mbahet konferencë për medie rreth hapjes së edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”. (Kino “Lake” në Pejë, ora 11:00)

– Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Emerald, ora 17:00)

– Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë për shkak të punimeve në rrugë. (Rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ora 18:00)

 – Komuna e Gjilanit nis fazen e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme. (Gjilan, ora 19:30)