07:10 / E Martë, 14 Qershor 2022 / AR

Ngjarjet e planifikuara për sot

– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të pres në vizitë zyrtare ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 9:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 – vetëm pamje)

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon takimin e parë të Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete me menaxhmentin e UP, pas 4 vitesh kritikash në distancë. (Objekti i Rektoratit, ora 10:00)

– Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe DKRS-së shënohet 23-vjetori i çlirimit të Gjilanit i cili nis me Vrapimin e Lirisë. (Gjilan, ora 9:00)

– Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit, ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës”. (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla dhe ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg mbajnë konferencë për media. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Kroacisë. (Kabineti i kryetarit, ora 10:50)

– Instituti i Kosovës për Drejtësi i mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bënë prezantimin e gjetjeve të raportit të monitorimit, “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe rritjen e realizimit te të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë nga 20 qytetarë si vëzhgues laik, të cilët monitoruan rreth 500 seancave penale në mbarë Kosovën. (Hotel Emerald, ora 11:00)

– Nxënësit e shkollave te mesme dhe të ulta të Komunës së Gjilanit organizojn garat e notit. (Pishina Eruopa në Kmetoc, ora 11:00)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të zhvilloj një takim mes ministrit dhe ambasadorëve të Hungarisë dhe Çekisë, si dhe shefit të zyrës së Sllovakisë ku do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e Platform Culture Central Europe e cila përbëhet nga 5 shtete të Evropës Qendrore: Hungarisë, Austrisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë. (Kabineti i Ministrit Hajrulla Çeku, ora 13:00)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish- ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping. (Kabineti i kryetarit, ora 15:00)

– Për nder të çlirimit të Gjilanit organizohet program i shkurtër i biblotekës ‘Ballë për Ballë’ me 15 autorë, 15 poezi dhe 15 lexime. (Bibloteka e Gjilanit, ora 15:00)