75 Mall Live Search
07:10 / E Martë, 28 Qershor 2022 / AR

Ngjarjet e planifikuara për sot

– Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton vendimin e Kuvendit në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

– Ministrija e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me investimet strategjike në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

– Rektori i Universiteti te Prishtinës, Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)