08:16 / E Enjte, 18 Mars 2021 / AR

Ngjarjet e planifikuara për sot

– Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në të cilen do te shqyrtojë dhe miratojë propozim – vendimin për dhënien e autorizimit për huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

– Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e tretë te Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

– Kryetari i Partisë Demokrarike, Enver Hoxhaj pret në takim Zëvedëskryeminisrin e Maqedonisë Artan Grubi. (Selia e PDK-së, ora 10:00)

– Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me organizatën Iniciativa për Progres do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti “Planifikimi i Buxhetit Komunal për vitin 2021”. (Përmes platformës Zoom https://zoom.us/j/91450894007?pwd=b3M4cFJxUHFnZnpuU3kyWW8vNzg0QT09, ora 11:00)

– Kryetari i  Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, ku do të bëhet mbjellja e 21 fidaneve. (Lagjja “Ortakoll”, parku tek ish-strehimorja e qytetit, ora 13:00)