07:31 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ngjarjet më të rëndësishme sot në vend

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka takohet me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadorin Tomas Szunyog. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 08:20)

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Rinisë, Sportit e Kulturës Vlora Dumoshi marrin pjesë në inaugurimin e Palestrës Sportive në Deçan. (Ora 10:00)

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Rinisë, Sportit e Kulturës, Vlora Dumoshi vizitojnë Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa takohet me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri. (Objekti i komunës së Gjilanit, ora 10:00)

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa viziton Industrinë e Mishit “Malësia” në Gjilan. (Ora 11:10)

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa viziton fshatrat e Karadakut dhe takohet me fermerët. (Ora 11:30)

Komisioni për Legjislacion shqyrton shkresën e ish-sindikatës së nëpunësve dhe ish-sindikatës së policëve të Kosovës të viteve ‘90. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe auditori i Përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani marrin pjesë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të shqyrtohet raporti vjetor i auditimit për 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:00)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi merr pjesë në përurimin e ujësjellësit, investim nga CDI-Zvicerane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës. (Fshati Nëpërbisht Suharekë, ora 11:00)

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi njoftohet për problemet me grumbullimin e qumështit nga fermerët e Kosovës nga kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton plotësim-ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Punëtorët teknikë që operojnë në Ministrinë e Mjedisit, atë të Administratës së Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike protestojnë për paga. (Objekti i ish-Rilindjes, ora 13:00)

Kryetari i SPSK-së, Jusuf Azemi, viziton protestuesit punëtorët teknikë që do të protestojnë për ngritjen e pagave te tyre dhe do të prononcohet për media. (Objekti i ish-Rilindjes, ora 13:00)

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, takohet me zv.kryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Tahiri. (Objekti i Komunës Obiliq, ora 14:00)