75 Mall Live Search
07:17 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / V R

Ngjarjet më të rëndësishme të ditës në vend

Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj mban një konferencë shtypi. (Zyrat e degës në Prizren, ora 11:00)

Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu raportojnë ndaras në Komisionin për qeverisje lokale. (Kuvendi i Kosovës, salla nr.302, ora 11:00 dhe ora 13:00)

Komisioni për ekonomi shqyrton në parim Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. (Kuvendi i Kosovës, salla nr.10, ora 11:00)

Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare 2019 për Stacionin e autobusëve Prishtinë, të ftuar, kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi ekzekutiv. (Kuvendi i Kosovës, salla nr. 303, ora 12:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare për gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e COVIDIT-19 nga Qeveria. (Kuvendi i Kosovës, salla e Kuvendit, ora 13:00)

Konferenca e shtypite Kombëtares së Kosovës në futboll para ndeshjes me Moldavinë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 17:00)

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 17:30)

Konferenca e shtypit e Kombëtares së Moldavisë në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 18:30)

Stërvitja e Kombëtares së Moldavisë në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 19:00).