Ngjarjet që janë paralajmëruar për sot

Ngjarjet e ditës 16 dhjetor 2024:
09:30 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar të japë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale.(Objekti i PSRK-së, rr. “Luan Haradinaj”)
11:30- Bëhet inagurimi i Zyrës Regjionale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV). Merr pjesë dhe ministri i MBPZHR-së, Faton Peci. (Zyrat e AUV, Prishtinë)
17:30- CEL Kosova lanson raportin “Analizë e prirjeve kryesore të gjuhës së urrejtjes, gjuhës ofenduese e të papërshtatshme kundër njerëzve LGBTIQ+, në periudhën janar – nëntor 2024”. (Bubble Pub, Prishtinë)
18:00- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VORAE) mban edicionin e IV-të të eventit “Let’s Talk” 2024. (Kino “Armata”)
19:00- Organizohet ngjarja “Rradha jote”, një instalacion që frymëzohet nga një rit i një tyrbeje sufiste në Kalanë e Artanës, ku pelegrinët rrotullojnë tjegullat në kërkim të kismetit. (Atriumi i Pallatit të Rinisë)