75 Mall Live Search
15:50 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / LB

Ngjela: Nëse Kurti bën politikë të nivelit të lartë ndërkombëtarët do ta sanskionojnë Serbinë

Analisti politik, Spartak Ngjela, ka folur për takimet që u zhvilluan dje në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se mbetet të shihet nëse ndërkombëtarët do të ndihmojnë kryeministrin Albin Kurti me kërkesën e tij për dorëzimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, tek organet e drejtësisë në Kosovë.

“Është apo nuk është e mundur është një çështje tjetër, por e kërkon apo se kërkon është problem prestigji. Këta e kërkojnë pastaj se çfarë do të bëjnë aleatët e mëdhenj ndërkombëtar, a na ndihmojnë apo jo, është një gjë tjetër”.

“Këtu, unë mendoj se nëse Kurti do të dinte të bënte një politikë të nivelit të lartë do të shohim se ndërkombëtarët do ta mposhtin Serbinë me sanksione, varet nga rezistenca e Kurtit”, ka thënë Ngjela.