75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ngjela: Rama të bëjë kujdes me detin ose do akuzohet për tradhti kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas vizitës në Greqi, ka ngritur shqetësime tek opinioni sa i përket  çeljes se një marrëveshje sa i takon kufijve detarë. Për këtë temë ka folur në emisionin “Top Talk” të “Top Channel”, avokati i njohur Spartak Ngjela.

Sipas Avokatit Ngjela, kryeministri nuk do të bëjë një marrëveshje deti me Greqinë, pasi këtë gjë ia kushtëzon vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa sa i takon konfliktit Turqi-Greqi, avokati theksoi se Rama të tregohet i kujdesshëm, sepse nëse gjendja agravon në dëm të Shqipërisë, ai mund të akuzohet për tradhti kombëtare.

“Sa i përket marrëveshjes nuk bën dot marrëveshje, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Atë çfarë ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese nuk e bën dot Rama, sepse akuzohet për krim. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ka rrëzuar marrëveshjen e tyre, si skandaloze”, theksoi Ngjela.

Avokati ka thënë se Rama nuk ka shkuar atje për marrëveshjen, por si kryetari i OSBE-së. Të shohim kur të vij në Shqipëri do ta bëjë apologjinë, do të thotë çfarë ndodhi.

“Rama duhet të ketë kujdes sepse këtu luan një interes i madh kombëtar. Në qoftë se çështje degradon në favor të Shqipërisë, mund të shkojë për tradhti kombëtare, të ketë mendjen. Pra duhet të ndjekë interesin kombëtar dhe të ketë bazament patriotik, sepse gjendja është shumë e rëndë. Çdo konflikt midis kundërshtarëve tanë është në favorin tonë”, u shpreh avokati.