16:22 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ngjit faqen e malit 550 metra të lartë pa asnjë mbrojtje, shihni pamjet që shënuan rekord

Pa përdorur litar apo pajisje sigurie, alpinisti zviceran Dani Arnold shënoi një rekord absolut.

35-vjeçari, shënoi rekord pasi ngjiti faqen e malit 550 metër të lartë, pa asnjë pajisje ndihmëse.

Për këtë nismë, sportistit iu deshën 46 minuta e 30 sekonda, për tu ngjitur në majë të malit monte Grande në Lavaredo, të alpeve italiane.

Për ta bërë nismën e tij edhe më emocionuese, Arnold vendosi një telekamerë në kaskën e tij.

Pamje nga kjo nismë mund ti shihni në videon më poshtë.

Ngjit faqen e malit 550 metra të lartë pa asnjë mbrojtje, shihni pamjet që shënuan rekord on Vidnews.