75 Mall Live Search
14:22 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Ngjitet në Everest dy herë brenda javës, vendos rekordin e ri

Sherpa nga Nepali ka vendosur një rekord të ri të malit Everest. Ai ka arritur majën për të 24-tën herë, duke ngjitur malin 2 herë vetëm në 7 ditë.

Kami Rita Sherpa u ngjit me sukses në malin më të lartë në botë, mëngjesin e së martës. Ky është rekordi i tij i dytë në 7 ditë, pasi ai u ngjit përsëri më 15 maj në Everest.

49-vjeçari tha se nuk planifikon të tërhiqet dhe shpreson të arrijë më shumë suksese në vitet në vijim.

“Unë mund të ngjitem edhe për disa vite të tjera. Jam i shëndetshëm, mund të vazhdoj derisa të mbush 60-vjeç.“, tha ai për BBC, përpara përpjekjes së tij për të ngjitur për të 23-tën herë malin, një javë më parë, transmeton oranews.

Sherpa ngjiti malin për herë të parën në vitin 1994 dhe bën guida për kompanitë ndërkombëtare që organizojnë ekspedita ngjitjeje.

“Asnjëherë nuk e kam menduar për të vendosur rekorde. Sikur ta dija, do kisha bërë më shumë ngjitje më herët.”,tha ai.