75 Mall Live Search
14:20 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Ngjyrat që do të mbizotërojnë në gardërobën tuaj këtë sezon

Pranvera, stina e ngjyrave të shumta, ju sjell një gamë të gjerë nuancash, duke nisur nga ajo e portokallisë së fortë, e deri te nuancat mandarinë të shkëlqyeshme, për të vijuar me ngjyrat identifikuese, si ajo neon. Ju me siguri që nuk do të mendoheshit dy herë për të bërë zgjedhjen tuaj, nëse do të bëhej fjalë për ngjyrën e fortë portokalli apo atë të nuancës së tokës, sepse marka e njohur spanjolle MANGO ka ditur të godasë këtë pranverë, si kurrë më parë.

Edhe pse janë ngjyra që identifikohen më shumë me stinën e vjeshtës, MANGO i propozon në mënyrë befasuese në koleksionin e saj Pranverë 2019 , duke i kthyer kështu në ngjyrat që do të udhëheqin trendin e këtij sezoni e që do të donit t’i shihnit më shpesh përgjatë vitit.

MANGO guxon në ngjyrat e pranverës, duke propozuar silueta në nuanca jo tipike të stinës, si në koleksionin e femrave, ashtu edhe në atë meshkujve, ku kombinohen bukur materialet e xhinsit dhe pëlhurave të ndryshme me nuancat neutrale, si: e bardhë, krem e kaki .

Sigurisht, gjatë këtij koleksioni nuk mund të mungojnë edhe nuancat identifikuese të stinës, siç janë ato pastel, e trëndafilta e zbehtë, bojëqielli dhe lime. Po aq i përhapur do të jetë dhe kombinimi i dy ngjyrave të kundërta, të bardhës me të zezën, për një stil minimalist e të pastër. .

Koleksioni i femrave, me modelet e këmishëve, fundeve dhe fustaneve të gjata, të paraqitura në forma dhe me detaje të ndryshme, do t’ju bëjë të dashuroni artin dhe modën.

Ndërkohë, koleksioni i meshkujve MANGO MAN vjen me një stil bashkëkohor, në përputhje me stilin e jetës së njeriut modern. Koleksioni MAN personifikon mashkullin me stil, që është shumë aktiv, energjik dhe që përqafon çdo tendencë të re. Ai është mashkulli i së ardhmes, që di ta gëzojë veshjen e tij, si për pjesën e parë të ditës, ashtu edhe për aktivitetet e jashtme.