75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 03 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

NGO Lady, organizata që u bë krah i djathtë i shumë grave ne Kosovë

Shumë grave në Kosovë u mungon pavarësimi me punë. Pikërisht për këtë, një organizatë ka nisur një iniciativë të pazakontë. NGO Lady ka krijuar një rrjet grash që bëjnë punime të ndryshme, marrin pjesë në trajnime të ndryshme dhe arrijnë të krijojnë të ardhura përmes këtyre angazhimeve.

Ngo Ladys është shtëpia e vetme këshilluese për gratë në Kosovë. Kjo organizatë këtë vit ka ndihmuar rreth një mijë e 18 gra të cilat kanë pasur mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

Ngo Lady kanë krijuar një projekt të veçantë, ‘’721 Villages’’, ku përmes këtij projekti, gratë nga fshatrat kanë mundësi të marrin trajtime të ndryshme.

Drejtuesja e kësaj organizate, Sanija Murati, tregon për IndeksOnline se si erdhi ideja për krijimin e kësaj oranizate, kur u themelua dhe se me çfarë merren .

‘’Lady egziston prej vitit 2005, faktikisht punën e kemi filluar në 2004, që i bie të jemi prezent qe 18 vite. Ideja ka buru nga nevojat e mia si dhe nevojat e grave që i kam taku atë kohë. Ne merremi me këshilla, trajnime, ndërmjetësime, orientime, punësime’’, tha ajo.

Më tutje, ajo tregon se si gratë mund të bëhen pjesë e organizatës.

‘’Tek ne anëtarësimi është pa pagesë. Gratë munden me na kontaktu kudo përmes rrjeteve sociale ose me ardh tek ne në zyrë, mbushet një aplikacion, ku mbetet në regjistrim, data bazën tonë, dhe çdo herë në bazë të projekteve që implementojmë ne i informojmë gratë të cilat mendojmë se janë adekuate për këto projekte’’.

Përveç organizatës CC Ngo Lady, Sanija Murati, flet edhe për shoqatën regjionale që kanë krijuar në vitin 2018.

Ne vitin 2018, kemi kriju edhe një shoqatë që quhet “Balkan Woman Associates”. Shoqatë Regjionale, kjo është krijuar nga 7 gra të regjionit. Kemi ftu gra kanë ardhë në Prishtinë, në Kosovë, edhe kemi themelu “Balkan Woman Associates”, nga shtete si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Kosova. Qëllimi ka qenë me i informu se qysh është Kosova realisht, që gratë me mësu njëra nga tjetra, është mundësia që gratë tona me fillu me bashkëpunu me gratë e regjionit.”

Ajo ka një thirrje për të gjitha gratë kosovare që ballafaqohen më probleme të ndryshme.

‘’Për krejt ju që nuk dini çka me bo nesër, qysh me fillu punën, qysh me zgjedh naj problem, qysh me dal nga situata ku gjindeni për momentin, veç ta dini që dera e NGO Ladys, është gjithmonë çelë për ju. Mirësenavini!”, përfundoj thirrjen e saj Murati.

Falë rezultateve të arritura, përfaqësuesit e Lady u ftuan të marrin pjesë në IVLP – SHBA – “Gratë dhe sipërmarrja” së bashku me 22 gra sipërmarrëse nga e gjithë bota, ku patën një nder të veçantë atëkohë dhe morën një letër mirënjohjeje nga Sekretarja Clinton, për përkrahjen dhe punësimin e grave në Kosovë. /IndeksOnline/