75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Ngordhë kali më i shtrenjt në botë

Ka ngordhur në moshën 20 vjeçare kali më i shtrenjt në botë, Totilas. Ky kali ishte blerë në vitin 2020 për 11 milionë franga zvicërane. Hamshori ndërroi jetë pas komplikimeve në bark.

Totilas arriti famë në 2009. Ai ishte kali i parë që mori mbi 90 pikë përqindje për një Grand Prix Freestyle. Një vit më vonë, Totilas vendosi rekordin në Londër në 92.30 përqind.

“Lamtumirë, miku im! Qielli ka fituar një yll të ri, por zemra ime është thyer. Pusho në paqe, Totilas. Do të kujtohesh gjithmonë. Së bashku me ju kam përjetuar lumturi dhe gjithashtu vuajtje. Koha ka shëruar plagët. Por dashuria ime për ty do të zgjasë përgjithmonë. Ju më dhatë besimin tuaj. Ti ishe miku im” ka shkruar Gal, pronari i kalit./Indeksonline/