75 Mall Live Search
18:33 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ngordhin peshqit në Lumbardh, shoqata thotë për shkak të mbetjeve të fabrikës së djathit

Nga fabrika e djathit në grykën e Rugovës në Pejë janë liruar sërish mbetje duke u derdhur në Lumbardh.

Siç shihet në këto pamje, lëngë i bardh ka dalë nga fabrika duke u derdhur në lumë.

Sipas Shoqatës ‘Trofta’ në Pejë,  peshqit kanë ngordhur si pasojë e këtyre mbetjeve nga fabrika e djathit.

Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo ngordhje masive e peshqve.

Madje, sipas tyre, kjo troftë që po ngordhin është pothuajse në zhdukje  e sipër.

Shikoni pamjet./Indeksonline/