21:05 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Ngordhin peshqit në Ujëvarën e Mirushës

Ujëvara e Mirushës është bërë atraksion turistik si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe për të turistë nga vende të ndryshme të botës.

Përveç ujit të freskët, ajo është e njohur edhe për shumë llojshmërinë e ujorëve, e në veçanti të peshqve.

Mirëpo, një qytetar që këtë të diel e ka kaluar në Mirushë, është habitur kur ka parë peshqit e ngordhur, njofton Indeksonline.

Në fotografitë e dërguar në redaksinë e Indeksonline, shihet se si peshqit e ngordhur lundrojnë në ujin e ujëvarës, i cili është i ndotur edhe me bërllok.

E sipas lexuesit që ka kapur pamje të peshqve të ngordhur, në ujë është hedhur diçka e cila dyshohet se ka shkaktuar ngordhjen e peshqve.

Më poshtë mund të shihni edhe fotot dhe videon