75 Mall Live Search
08:50 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Ngordhja e tre qenëve në Prishtinë/ AVUK merr mishin që i helmoi ata

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për helmimin e qenvë në Prishtinë.

Si pasojë e helmimit, tre prej tyre kanë ngodhur.

PK përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se produkti i mishit është marr për ekzaminim nga zyrtarët e AVUK-ut.

“Prishtinë 15.04.2021 – 09:40. Një mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë hedhur produkte të mishit qenve endacak dhe si pasojë ka ardhur deri te ngordhja e tre prej tyre. Qenët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa produkti i mishit është marr për ekzaminim nga zyrtarët e AVUK-ut. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/