11:11 / E Enjte, 12 Maj 2022 / B O

Ngrënia e mishit të kuq rrit rrezikun e humbjes së shikimit!

Studiuesit në Universitetin e Flinders kanë zbuluar se ngrënia e mishit të kuq të papërpunuar dhe të gatuar rrit rrezikun e humbjes së shikimit.

Sipas studimit, ngrënia e mishit të kuq fut një parazit të quajtur Toksoplazma.

Hulumtimi i ri nga Universiteti Flinders ka zbuluar se një në 149 australianë është i prekur nga sëmundja e shkaktuar nga paraziti Toxoplasma gondii , i cili u zbulua më shumë se 100 vjet më parë.

Paraziti fshihet tek disa bagëti të infektuara dhe është i padukshëm, shkruan Indeksonline.

“Studimet në mbarë botën tregojnë se 30 për qind deri në 50 për qind e popullsisë globale është e infektuar me toksoplazmë, por pavarësisht se e dinim këtë, ajo që nuk dinim ishte se sa e zakonshme ishte sëmundja e syrit”, tha autori i studimit të Universitetit Flinders, Profesor Justine. Smith.

Retina e syrit – pjesa e syrit që gjeneron shikimin – është më e ndjeshme ndaj sëmundjes, sipas Smith.

“Ndërsa nuk ka kurë apo vaksinë, simptomat e toksoplazmozës ndryshojnë në varësi të moshës, shëndetit dhe gjenetikës së individit të infektuar”, tha ai.

Studimi u bë duke vlerësuar retinën e më shumë se 5000 njerëzve.

Studiuesit e Universitetit Finders kanë ngritur alarmin dhe po u bëjnë thirrje njerëzve të kuptojnë rreziqet e konsumimit të mishit të papërpunuar.

Shkenctarët pas zbulimit bëjnë thirrje se paraziti mund të vritet lehtësisht duke e gatuar mishin në një temperaturë të brendshme prej 66 gradë celsius ose duke e ngrirë para gatimit./Indeksonline/