08:08 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ngrica në aeroportin e Prishtinës shkakton panik te udhëtarët në aeroplanin zviceran

Aeroplani i kompanisë Swiss është nisur nga Gjeneva për në Prishtinë në orën 6.28 me 180 udhëtarë kosovarë. Për shkak të motit me borë që po mbretëronte në Kosovë, ai pati shumë vështirësi gjatë aterrimit në Aeroportin e Prishtinës, njofton për albinfo.ch një lexues i yni, Nazmi Ahmeti, i cili ka qenë në këtë aeroplan.

“Posa rrotët e aeroplanit e prekën pistën, piloti u detyrua të mbushte gaz në mënyrë urgjente. Ai tha se ka shumë vështirësi nga bora në pistë. Në aeroplan në mesin e udhëtarëve pati shumë panik nga dridhjet e forta”.

Në fund për fat gjithçka përfundoi mirë, shkruan lexuesi ynë. Në Kosovë në këto orë po mbretëron mjegull e madhe, përfundon Ahmeti njoftimin për albinfo.ch.